Google ADS

Kurti ia uron fitoren presidentes së Moldavisë

13:50 | 4 Nëntor 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Maia Sandun për postin e ri të presidentes së Moldavisë.

Përmes një postim në platformën “X”, kryeministri thote se Kosova mirëpret vendimin e popullit moldav për të zgjedhur rrugën drejt BE-së.

“Urime Maia Sandu, në fitoren tuaj elektorale. Kosova mirëpret vendimin e popullit moldav për të zgjedhur rrugën drejt BE-së. Ne e admirojmë forcën e popullit moldav dhe udhëheqjen tuaj në përballjen me sfidat e këtyre zgjedhjeve. Mezi pres të punojmë bashkë drejt qëllimit tonë të përbashkët për anëtarësimin në BE”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Fitoren e Sandunit në zgjedhjet presidenciale në Modavi e ka uruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme