Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz morën pjesë mbrëmë në pritjen mirëseardhëse që i paraprinë Forumit Ekonomik të Vjenës, i cili mbahet sot.
Në adresimin e tij, Kurti falënderoi organizatorët e forumit dhe pjesëmarrësit e tij, përcjell Arbresh.info.
Ai tha se ditëve tona bashkëpunimi ekonomik është më i rëndësishëm se kurrë më parë, dhe se përgjatë këtij forumi Republika e Kosovës do të paraqesë ofertën e saj se pse investitorët e huaj duhet ta hedhin shikimin kah vendi ynë për mundësi të investimeve dhe rritje të shkëmbimeve tregtare.
Edicioni i 21-të i këtij forumi po zhvillohet me temën “Ekonomia rajonale si pjesë e ekonomisë evropiane dhe globale”. Prezantimet dhe diskutimet do të mbahen në katër sesione të ndara.
Kryeministri Kurti do të jetë folës kyç në sesionin e katërt që fillon nga 14:00, me titull “Bashkëpunimi ekonomik është më i rëndësishëm se kurrë më parë”./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...