Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasoj e shpërthimit të një vullkani në Indonezinë lindore, thanë zyrtarët.
Mali Lewotobi Laki-laki, i vendosur në ishullin Flores në provincën Lindore Nusa Tenggara, shpërtheu në orën 23:57 me kohën lokale, sipas Qendrës Indoneziane për Vullkanologjinë dhe Zbutjen e Fatkeqësive Gjeologjike (PVMG), shkruan BBC transmeton Arbresh.info
Hadi Wijaya, një zëdhënës i PVMG, tha se llava e zjarrtë dhe gurët kishin goditur fshatrat rreth 4 km nga krateri, duke djegur dhe dëmtuar shtëpitë e banorëve.
Sipas zyrtarëve lokalë, shpërthimi ka prekur shtatë fshatra.
PVMG tha se zjarret kanë ndodhur në zona të banuara për shkak të nxjerrjes së materialit inkandeshent nga vullkani.
Ai ka ngritur statusin e vullkanit në nivelin më të lartë të alarmit, duke paralajmëruar se një rreze prej 7 km nga krateri duhet të pastrohet.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...