IKShPK del me apel për kujdes ndaj COVID-19 dhe gripit sezonal, rrezikojnë persona mbi 65-vjeç

10:50 | 4 Nëntor 2024
E.H

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar për kujdes të shtuar për personat me sëmundje kronike.

Sipas IKShPK-së, personat mbi moshën 65-vjeç janë më të rrezikuar nga COVID-19 dhe gripat sezonal.

Në një deklaratë të fundit, IKSHPK ka bërë thirrje për ndjekjen e masave të thjeshta mbrojtëse për të parandaluar sëmundjet respiratore dhe për të ruajtur shëndetin e individëve të cenueshëm.

Instituti rekomandon këto masa:

-Vaksinohuni sapo të keni mundësi.

-Qëndroni në shtëpi nëse ndiheni të sëmurë.

-Mbani maskë në vendet e mbushura me njerëz.

-Lani duart shpesh.

-Ajrosni ambientet e mbyllura./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme