Fifi konkurron sërish në ‘Kënga Magjike’, kësaj here me këngën “Jeta Jem”

22:33 | 3 Nëntor 2024
E.G

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Filloreta Raçi – Fifi, sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Jeta Jem” dhe përfaqëson sfidën e saj më të madhe këtë vit në festivalin e njohur “Kënga Magjike”.

E njohur për stilin unik dhe emocionet që sjell përmes muzikës, Fifi ka realizuar vetë tekstin dhe muzikën e kësaj kënge, duke treguar edhe një herë talentin e saj të gjithanshëm si kantautore.

Kjo nuk është hera e parë që Fifi merr pjesë në “Kënga Magjike”. Ajo ka qenë një konkurrente e suksesshme disa herë në këtë festival të rëndësishëm muzikor, duke e shënuar arritjen më të madhe me vendin e dytë.

Me “Jeta Jem”, ajo synon të lërë përshtypje të forta tek juria dhe publiku, duke u përballur me artistë të tjerë të talentuar.

Me këtë këngë të re, Fifi shpreh botën e saj të brendshme dhe dashurinë për muzikën, duke sjellë një tjetër interpretim të fuqishëm që pritet të ketë ndikim të madh në skenën muzikore shqiptare. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme