Marash Kumbulla ka pësuar një lëndim në ndeshjen mes Espanyolit dhe Barcelonës, e fituar nga skuadra e drejtuar nga Hansi Flick me rezultat 3-1.
Këtë situatë e komentoi edhe trajneri i Espanyol, Manolo Gonzalez, i cili theksoi se stafi mjekësor kishte marrë vendimin për ta nxjerrë nga fusha për të mos rrezikuar përkeqësimin e situatës së mbrojtësit të kombëtares shqiptare.
“Në parim, ai ndjeu një shqetësim. Duket se nuk ka qenë muskuli i brendshëm i kofshës dhe ky është një lajm i mirë. Ishte më shumë një vendim parandalues, në mënyrë që të mos përkeqësohej më shumë. Të shohim se si do të jetë gjendja e tij pas testeve”, tha trajneri menjëherë pas ndeshjes për situatën e mbrojtësit shqiptar.
Dëmtimi i Kumbullës nuk është një lajm i mirë për trajnerin Sylvinho, pak ditë para grumbullimit të kombëtares shqiptare për ndeshjet e rëndësishme të muajt nëntor në Ligën e Kombeve, pasi ai është një nga alternativat kryesore për qendrën e mbrojtjes kuqezi.
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor