Futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami ishte protagonist në fitoren e Rangers ndaj Motherwell në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Ligës.
Ai realizoi golin e fitores së skuadrës së tij, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes ai ka folur rreth sfidës në përgjithësi si dhe finales së madhe ndaj Celticut.
“Mund të shënonim edhe më shumë gola në pjesën e dytë dhe kjo është mënyra se si duhet të luajmë. Kemi ende kohë nga tani e deri te finalja ndaj Celticut, por mendoj se do të jetë një ndeshje e madhe ndaj jam i entuziazmuar”, tha Bajrami pas ndeshjes.
Më tej ai foli rreth golit dhe ndeshjeve të radhës që Rangers do t’i luaj ku e pret një kalendar i vështirë.
“Goli? Ky ishte një kundërsulm i mirë dhe një pasim i mirë nga Vaclav gjithashtu, mendoj se ishte edhe një finalizim i mirë nga unë dhe se po mundohem të ndihmoj ekipin në çdo ndeshje. Po mundohem t’i marrim ndeshje pas ndeshje, pasi kemi shumë të tilla përpara. Pas tre muajsh këtu po ndjehem mjaft mirë me shokët e skuadrës dhe mundohem të ndihmoj me gola dhe asiste”
“Në duhet të nisemi nga kjo fitore dhe të vazhdojmë këtë rrugë, pasi na presin shumë ndeshje, kemi tani Olympiacosin dhe do të shkojmë atje të japim më të mirën dhe të fitojmë”, ishin fjalët e mesfushorit shqiptar.
Ky ishte goli i tij i dytë në dy ndeshje me radhë ndërsa i treti në përgjithësi që nga transferimi i tij nga Sassuolo në verë./Arbresh.info
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...