Max Verstappen edhe pse u nis nga vendi i 17-të e ka fituar garën Grand Prix të Formula 1, të zhvilluar të dielën në Sao Paulo.
Ngasësi i Red Bullit e regjistroi njërën prej fitoreve më të mëdha, ndërsa i është afruar edhe më shumë titullit të katërt të botës.
Rivali Lando Norris pati garë të vështirë dhe përfundoi i gjashti pasi bëri disa gabime.
Norris tani ka mbetur prapa Verstappenit me 62 pikë, ndërsa deri në fund të kampionatit mund të fitohen edhe 86 pikë gjithsej.
Edhe tri gara kanë mbetur deri në mbyllje të këtij edicioni në Formula 1.
Vertappen mund të bëhet kampion bote në garën tjetër në Las Vegas më 23 nëntor, nëse fiton me të paktën 60 pikë diferencë.
Esteban Ocon dhe Pierre Gasly e kompletuan podiumin të dielën. Që të dy janë ngasës të skuderisë Alpine.
Për Verstappenin ishte fitorja e 62-të gjithsej, dhe e para që prej muajit qershor kur triumfoi në Grand Prixin e Spanjës.
Gara në Brazil u karakterizua edhe si kaotike e me aksidente të shumta. Dy herë u ngrit flamuri i kuq.
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...