Ylli triumfon ngushtë ndaj Borës

20:40 | 3 Nëntor 2024
D.H

Golden Eagle Ylli ka mposhtur me rezultat 73-69 Borën në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ylli gjatë deri në çerekun e katërt ka qenë gjithmonë në avantazh të ngushtë, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo këtë epërsi e humbi në pesë minutëshin e parë të çerekut të fundit kur Bora pati epërsi 58-60.

Por një seri e mirë e basketbollisti Arian Çallaku i cili realizoi 14 pikë, suharekasit rikthyen epërisnë dhe në fund triumfuan me katër pikë diferencë.

Përvec, Arianit, tek Ylli performuan mirë edhe Rashaën Smith me 13 pikë e 11 kërcime dhe kapiteni, Gëzim Morina që shtoi 12 pikë e 12 kërcime.

Ndërkohë tek Bora u dallua, Graham me 25 pikë e 10 kërcime.

Pas tetë ndeshjeve Ylli ka pesë fitore e tri humbje kurse Bora u njoftua me disfatën e shtatë krahas një triumfi./Arbresh.info

Të ngjashme