Ka ndërruar jetë Zyhra Sallauka, gruaja e cila u bëri konak luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë viteve të vështira të luftës.
Ajo është nëna e luftëtarit Skender Sallauka.
Lajmin e hidhur përmes Facebookut e dha Sami Lushtaku, një nga eprorët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lushtaku me këtë rast u shpreh i pikëlluar.
“Nëna Zyhrë ishte një grua burrërore, që në vitet më të vështira të ilegalitetit, gjatë rrugës për në Shqipëri dhe anasjelltas, na ka mbajtur në konakun e saj e na ka përgatitur ushqim mua dhe shumë bashkatdhetarëve tjerë. Do ta kujtojmë për humanizmin dhe virtytet e saj fisnike.Ngushëllimet më të thella bashkëluftëtarit Skender, gjithë miqve dhe dashamirëve!”, shkroi ai.
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe