Gjatë ditës së sotme kanë përfunduar edhe takimet e fundit të luajtura në të kuadër të xhiros së 11-të në Ligën e Parë të Kosovës.
Kyrendeshja e grupit A, është zhvilluar ditën e premte me Drenicën që ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 2-0, për t’u shkëputur akoma në tabelë.
Kurse në takimet tjera, Trepça ’89 ka mposhtur Rilindjen 1974, me po të njëjtin rezultat.
Liria është rikthyer tek fitorja duke mposhtur Rahovecin në udhëtim minimalisht 0-1, teksa Besa Peja ka ndalur Trepçën me një barazim 1-1.
Me epilogun baras ka përfunduar edhe ndeshja tjetër mes Mitrovicës dhe Istogu.
Kjo ndeshje është mbyllur 2-2.
Pas 11 xhiros në grupin A, tabelës i prinë Drenica me 25 pikë.
Në javën e ardhshme përballen: Liria dhe Trepça ’89, Trepça – Rahoveci, Istogu – Drenica, Rilindja 1974 – Mitrovica dhe Vëllaznimi – Besa Peja.
Edhe grupi B, në këtë javë ka pasur disa sfida interesante, ku liderja Prishtina e Re ka deklasuar, Ramiz Sadikun me rezultat 6-0.
Fitore kanë shënuar edhe Fushë Kosova e cila mposhti 2 Korriku 1-0 dhe Vushtrria që triumfoi në udhëtim tek Kika me rezultat 0-2.
Tre pikë të mëdha i ka arkëtuar edhe Dinamo që mposhti Vjosën me rezulatt bindës 0-3.
Ndërsa me rezultat baras 0-0 u mbyll takimi midis KEK-ut dhe Flamurtarit.
Në tabelën e klasifikimit prinë Prishtina e Re me 28 pikë.
Xhiron e radhës takohen: Ramiz Sadiku – Fushë Kosova, Vushtrria – Prishtina e Re, Dinamo – KEK-u, 2 Korriku – Vjosa dhe Flamurtari – Kika./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...