Premtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për rritjen e pagave 100 për qind nëse i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur si një premtim që nuk është i ri.
Në reagimin e LVV-së kundrejt këtij premtimi, thuhet se derisa kjo parti ishte në pushtet për veten, prokurorinë dhe gjyqësorin i kanë rritur pagat 100 për qind, kurse për shërbyesit civil vetëm 4 për qind, përcjell Arbresh.info.
“Klubi i Stërvjetruar Politik flet sërish për rritje të pagave. Por, kjo nuk është diçka e re nga ta. Por çfarë bënë ata sa ishin në pushtet? Për veten, prokurorinë dhe gjyqësorin rritën pagat për 100%, sepse aty kishin interes. Ndërkohë, shërbyesve civil, për të cilët gjithmonë premtonin, u rritën pagat vetëm 4%”, thuhet në reagimin e LVV-së.
“Në dallim nga ta, Qeveria Kurti nuk premtoi rritje të pagave, por i realizoi ato, duke krijuar një kornizë ligjore për paga, koeficientë për secilin pozicion, dhe duke zvogëluar hendekun mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët. Rritja e pagave tani lidhet me zhvillimin ekonomik të vendit: sa më shumë të rritet ekonomia, aq më shumë rriten pagat”, thuhet tutje në reagim.
“Gjithashtu, Qeveria u kujdes që të gjitha kategoritë të përfitojnë, veçanërisht mësuesit, policët, infermierët, zjarrfikësit, ushtarët dhe pensionistët. Krahas kësaj, u implementua një program i gjerë social që përfshin rritje të pensioneve, shtesa për nënat leona, për fëmijë dhe forma të tjera subvencionesh që ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje./Arbresh.info
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani