Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka marr pjesë në një seminar për gjuhën shqipe të organizuar nga Lidhja e Shkollave Shqipe në Itali.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci tha se gjuha amtare është ndër tiparet më të theksuara të prejardhjes së përbashkët dhe kulturës kolektive të një populli, përcjell Arbresh.info
“Le ta mbrojmë Gjuhën Shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë. “Të gjithë bashkë për jetësimin e identitetit shqiptar ndërmjet gjuhës dhe kulturës”, seminari i organizuar nga Lidhja e Shkollave Shqipe në Itali ishte aktiviteti që na bashkoi me mësuesit e shkollave shqipe”, ka shkruar Nagavci.
“Si Ministri e Arsimit kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për konsolidimin e pozicionit të Diasporës shqiptare, me fokus të veçantë tek arsimi dhe edukimi. Që nga marrja e mandatit, kemi ofruar mbështetje në shumë forma, duke nisur nga: -Hartimi i teksteve të gjuhës për mësimin e shqipes në Diasporë, krijimi i platformave për bashkëpunimin e hulumtuesve shqiptarë gjithandej, nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri etj. -Kemi hartuar dhe vënë në përdorim tekstet e Niveleve I dhe II për Diasporën, ndërkohë që Niveli III është në përpunim e sipër”, shtoi tutje ajo.
“Me mësues, përfaqësues të shoqatave, bizneseve e institucioneve, në takime të përzemërta ndamë përvojat e diskutuam për planet tona për të ardhmen, për gjuhën dhe kulturën shqipe, për identitetin tonë kombëtar”, tha ministrja Nagavci./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...