Qendra për Evakuimin e Përkohshëm të qenve endacakë në Komunën e Prishtinës e cila synon të zgjidhë problemin e kamotshëm të kryeqytetit pritet të finalizohet në nëntor të këtij viti.
Ndërkaq, Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci u zotua se deri në fund të marsit të vitit 2025, do të largojnë nga hapësirat publike 1500 qenë.
Ai shton se vetëm gjatë 4 javëve të fundit nga hapësirat publike janë kapur 216 qenë dhe të njëjtit janë dhënë në adoptim.
Duke folur për kërkesat për adoptim, Brestovci, thotë se ka një rritje duke thënë se diku 1 mijë qenë janë të listuar dhe janë në pritje.
Ai tregon edhe për shërbimet të cilat i ofron strehimorja e përkohshme, e cila gjendet pranë Qendrës së Veterinarisë ku trajtohen qentë endacakë.
“Fillimisht është e dedikuar vetëm si strehimore, do të ketë mundësi këtu për vizita ditore të njerëzve që kanë interesim për të ardhur dhe për t’i vizituar qentë. Fillimisht është e menduar që të jetë një qendër strehimi për qentë pastaj do e ndërrojë destinacionin me kohën, kur ta zgjidhim këtë problem me qentë endacakë, natyrisht do të jetë një park i kafshëve ”, shprehet Brestovci për Arbresh.info.
Megjithatë, ai thekson se “mbështetja e nivelit qendror për komunën e Prishtinës në këtë aspekt është zero,” dhe shpreson për një rritje të kësaj mbështetjeje në të ardhmen.
Ndryshe, kohëve të fundit disa persona janë kafshuar nga qentë endacakë brenda hapësirave të QKUK-së.
Lidhur me këtë çështje, Brestovci tha se kanë kapur 12 qenë endacakë të cilët janë trajtuar dhe të njëjtit janë dhënë për adoptim.
Megjithatë ai theksoi se në QKUK janë diku 60 deri në 100 qenë teksa tha se për shkak të mungesës së rrethojës mbrojtëse në QKUK ekziston mundësia e ardhjes së qenve të tjerë edhe pas heqjes së atyre që aktualisht janë duke qëndruar aty.
Qendra për Evakuimin e Përkohshëm shtrihet në një hapësirë prej 4 hektarësh në Hajvali.
Duke qenë e para në rajon, ajo synon që ta bëjë kryeqytetin më të sigurt për qytetarët po ashtu, t’i ofrojë një shans të ri qenve endacakë përmes socializimit të tyre./Arbresh.info/ Erolinda Gashi/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen