Çmimet e naftës dhe derivateve të saj në dy ditët e fundit në Kosovë kanë shënuar rënie.
Rënie kjo e cila, nuk është e ngjashme në të gjitha pikat e karburanteve në vend.
Në disa nga pikat e karburanteve, dizeli gjendet me çmim 1.15 cent, ndërsa në disa të tjera 1.27 cent, çmimi i naftës shihet dukshëm se ka një dallim shumë të madh në mes të kompanive.
Sipas Kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ky dallim është krejt në rregull.
“Sa i përket dallimi ne çmime prej pike ne pik karburanti është normale, dhe konkurrenca në treg e ul çmimin, jemi shteti ma i vogël ne botë me më së shumti pika karburanti”
Sipas Berjanit, çmimet e naftës në Kosovë janë çmimet më të ulëta në rrethin.
“Çmimet ne regjion sillen përafërsisht: Shqipëri dizelli 1.89 cent, Benzina 1.88 cent, Serbia dizell 1.78 cent Benzina 1.79 cent, qytetaret e Kosovës janë duke u shërbyer me çmime më të lira në regjion, përveç Maqedonisë veriore, ku ata e kanë akcizën më të ultë se ne për 22 cent. Sa i përket gjendjes ekonomike ne Kosovë Çmimi real për qytetarin ton kishte me qen 1, €”, thotë Berjani.
Ndryshe nga Berjani, mendon ekonomisti Jakup Bellaqa.
Ai pohon se rreth këtij ndryshimi të çmimeve duhet të merret Inspektorati i Tregut nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
“Ne ketë aspekt unë e shoh dallimin, se duhet te veproj inspektorati i tregut nga ministria përkatës dhe te zbatohet udhëzimet administrative qe janë në fuqi, nuk mund të caktohen çmimet tavan dhe çmimet dysheme ku do te mundohet që të ekuilibrohen çmimet dhe të formohen çmimet e tregut ku vepron forca e ofertës dhe kërkesë”, pohon ai.
Gjithashtu Bellaqa thotë se për këtë çështje duhet të merret edhe organi kompetent, i cili është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.
“Por, ne ketë situate duhet te veprojë si organ kompetent edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, që në rastet kur ka monopol të veprojë sipas ligjve në fuqi që të veprojnë ligjet e ekonomisë së tregut të lirë, apo konkurrenca e lirë, në mënyre që të ketë çmime konkurruese dhe sipas tregut”, thekson Ballaqa.
Ndërsa, Burim Berisha ekspert i ekonomisë, tha se dallimi i çmimeve të naftës në Kosovë është një indikator i një tregu me konkurrencë të gjallë.
Sipas tij, kjo konkurrencë reflekton në një numër të madh operatorësh në treg.
“Dallimi i çmimeve të naftës në Kosovë është një indikator i një tregu me konkurrencë të gjallë. Kjo lloj konkurrence reflekton jo vetëm në faktin se ka një numër të madh operatorësh në treg, por edhe se secili importues mund të ketë burime të ndryshme furnizimi dhe kosto të ndryshme operimi”
Po ashtu, Berisha tregoi edhe për faktorët të cilët kanë ndikuar në këto çmime.
“Faktorët si burimet e ndryshme të furnizimit, politikat e magazinimit dhe menaxhimi i stoqeve ndikojnë drejtpërdrejt në strukturën e çmimeve, duke krijuar kështu një dinamikë pozitive në treg”, thotë ai.
Sipas tij, ky dallim i çmimeve vjen si pasojë e zhvillimit të zinxhirit të furnizimit dhe burimeve të ndryshme të importit.
“Ky dallim në çmimet e naftës vjen si rezultat i zhvillimit të zinxhirit të furnizimit dhe burimeve të ndryshme të importit. Ndikojnë edhe faktorë si çmimet globale të karburanteve, politikat fiskale, si dhe kostot logjistike që secili importues përballet në rrugët e tij të furnizimit”, pohon Berisha.
Ai, këtë konkurrencë e cilëson si anë pozitive, duke rezultuar në përfitim për konsumatorin për arsye të uljes së çmimeve.
Sipas Berishës duhet të vazhdohet me mbështetjen e kësaj lloj konkurrence, sepse kjo stimulon bizneset të përmirësojnë ofertat dhe gjithashtu ndikon në zhvillimin e përgjithshëm të tregut.
“Një treg me shumë aktorë të ndryshëm të furnizimit krijon luhatje të natyrshme të çmimeve, që në fund mund të rezultojë në përfitim për konsumatorin. Është e rëndësishme të vazhdohet me mbështetjen e kësaj lloj konkurrence në gjithë Kosovën, pasi kjo stimulon bizneset të përmirësojnë ofertat dhe shërbimet e tyre. Një konkurrencë e shëndetshme gjithashtu ndikon në zhvillimin e përgjithshëm të tregut dhe në përmirësimin e cilësisë për konsumatorët. Roli i institucioneve mbikëqyrëse është kyç për të siguruar një ambient të drejtë konkurrues dhe për të monitoruar praktikat e çmimeve, duke mbrojtur interesat e konsumatorëve”.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe me Ministrin e Tregtisë dhe Autoritetin e Konkurrencës në Kosovë, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë asnjë përgjigje./Arbresh.info/Qëndresa Luma/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...