Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë (AJA) është shprehur shumë e shqetësuar për ngjarjet në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë me ekipet televizive të TV Klan dhe A2CNN.
AJA e ka dënuar ashpër sjelljen e autoriteteve greke ndaj gazetarëve në kufi, “të cilët kanë mbetur në pritje për disa orë në kufi, duke u kërkuar atyre konfirmim nga autoritetet shqiptare dhe greke për të kaluar, dhe kërkon urgjentisht që situata të të sqarohen dhe situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”.
“Gjithashtu i bëjmë thirrje Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë që të reagojë menjëherë në lidhje me këtë situatë të paprecedentë dhe të kërkojë shpjegime nga autoritetet greke për këtë shkelje të rëndë të lirisë së lëvizjes dhe lirisë së medias”, thotë AJA.
Sipas Shoqatës, “kjo sjellje është e papranueshme nga një vend i BE-së, i cili vendosi të bllokojë mediat shqiptare që synonin të informonin dhe të bënin transparencë për një ngjarje në Greqi”.
AJA tha se do të ndjekë zyrtarisht me prioritet këtë situatë për të sqaruar përfundimisht se çfarë ka ndodhur, që këto ngjarje të mos ndodhin në të ardhmen.
“Ndërkohë, ne u bëjmë thirrje organizatave mediatike në Greqi që të kenë një qëndrim të qartë për këtë situatë”, tha Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë (AJA).
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...