Një person u vra dhe 15 u plagosën në një sulm të ri izraelit në periferitë jugore të Bejrutit, një bastion i Hezbollahut, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Një fotograf nga France Press raporton se objektivi ishte një ndërtesë e braktisur, në katin përdhesë të së cilës ishte një kompani që shet makina dhe motoçikleta.
Ushtria formoi një kordon sigurie, tha fotografi.
Rrethinat jugore të Bejrutit janë shënjestruar rregullisht nga sulmet izraelite që nga fundi i shtatorit. Mesnatën e së enjtes në të premte janë dëmtuar disa lagje të atij qyteti.
Me intensifikimin e sulmeve izraelite, një pjesë e madhe e banorëve të periferisë u larguan nga ajo lagje në hyrje të Bejrutit, pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Libanit.
Më shumë se 1,900 njerëz janë vrarë në Liban që nga 23 shtatori, kur Izraeli shtoi sulmet ndaj bastioneve të Hezbollahut, sipas një vlerësimi të Agence France-Presse bazuar në të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë./abcnews.al
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...