Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Lens në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit francez.
Goli që vendosi këtë takim u shënua në minutën e katërt, ku autor i saj ishte Ousmane Dembele i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Bradley Barcola.
Po i njëjti lojtar pati një rast tjetër të mirë shënimi në minutën e 15-të, por fatkeqësisht gjuajtja e tij shkoi fare pranë shtyllës së majtë.
Në rast për gol doli edhe spanjolli Marco Asensio i cili në minutën e 43-të rrezikoi portën e mysafirëve, por u ndal me sukses nga portieri Brice Samba.
Në pjesën e dytë Lens mori një goditje të rëndë kur futbollisti Abdukodir Khusanov në minutën e 60-të u ndëshkua me karton të kuq duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak në fushë.
Deri në përfundim të ndeshjes PSG-ja pati kontrollin e plotë të ndeshjes, por duke mos arritur më që të gjejë rrjetën e portës.
Me këtë fitore, PSG-ja tashmë shkon në kuotën e 26 pikëve dhe kryeson tabelën në Ligue 1 duke lënë në pozitën e dytë Monacon me 20 sosh./Telegrafi/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg