Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është liruar nga paraburgimi pas pagesës së dorëzanisë në vlerë 20 mijë euro.
Lajmin për Arbresh.info, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Sipas tij, gjatë seancës dëgjimore, prokurori propozoi masën e dorëzanisë, e cila u miratua nga gjykata.
“Personi i dyshuar me inicialet A.L., është paraqitur dje në stacionin policor, dhe pas intevistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Prokuror i Shtetit brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ku gjatë seancës dëgjimore sot, Prokurori i Shtetit ka propozuar masën e dorëzanisë, me ç’rast kjo masë është cilësuar nga gjykata me vlerë 20 mijë euro, ku personi i pandehur i ka deponuar paratë si lloj garancie se do të jetë prezent në procedurat penale sa herë që organet e ndjekjes ta ftojnë”, tha Nikiçi.
Ai tha se këto para do të deponohen në arkat shtetrore nëse nuk paraqitet i dyshuari.
Stresi dyshohet se është përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë, i akuzuar për veprën penale të “Dhënia e ndimës në lëndimit të rënd trupor.”/Arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...