Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dhuruar një përditësim shqetësues për gjendjen shëndetësore të dyshes John Stones dhe Ruben Dias.
Kampioni në fuqi i Ligës Premier së fundmi pësoi humbje në ‘Carabao Cup’ ndaj Tottenhamit të mërkurën, aty ku u vërejtën problemet me lëndime të lojtarëve.
Para fillimit të takimit me Manchester Cityn i cili nisi në ora 16:99, Guardiola tha se John Stones dhe Ruben Dias do të jenë jashtë fushave për një kohë të gjatë duke mos e bërë të ditur saktësisht problemin e tyre.
Kjo ka bërë që të krijohet një listë prej gjashtë lojtarësh duke përfshirë portierin Scott Carson, Ruben Dias dhe John Stones, Jack Grealish dhe Rodri dhe Oscar Bobb që janë jashtë fushave për shkak të lëndimit.
“Manu (Akanji) nuk mundi të luante ndaj Tottenhamit dhe sot bëri një përpjekje. Nathan (Ake), ai nuk është në formën më të mirë, por nuk kemi alternativa. John dhe Ruben do të jenë jashtë fushave për një kohë më të gjatë dhe Kyle (Walker) u rikthye pas dy javësh jashtë fushave”, ka thënë Guardiola.
Sa i përket rikthimit të Kevin De Bruyne në aksion, Guardiola tha se është një lajm shumë i mirë për ekipin e tij.
“Shumë lajm i mirë për ne. Ai ishte për një muaj e gjysmë jashtë fushave kështu që dje u ndje më mirë dhe më tha, ‘Do të doja të filloja të grumbullohesha me ekipin’, dhe është shumë mirë që ai është rikthyer”, shtoi spanjolli./telegrafi
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...