Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, u takua edhe me ish-ministren e Drejtësisë së Shqipërisë Etilda Gjonaj, dhe me deputeten Klotilda Bushka-Ferhati.
Sipas nja njoftimi nga ana e ministrisë, në takimin me Gjonaj, Haxhiu diskutoi rreth progresit të arritur në reformën në drejtësi, sfidat dhe problemet që e kanë përcjellë këtë proces praktikat e mira të Shqipërisë dhe të Kosovës.
“Nga përvoja e saj si ish Ministre e Drejtësisë, diskutimi me deputeten Gjonaj ishte dinamik dhe shumë frytdhënës. Ministrja Haxhiu gjatë takimit adresoi edhe hapat e rëndësishëm të Kosovës sa i përket adresimit të rasteve të dhunës në familje, zbatimin e Konventës së Stambollit si dhe veprimet e ndërmarra në fushën e parandalimit, emancipimit dhe adresimit të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”, thuhet në njoftim, transmeton klankosova.tv.
Ndërkaq, gjatë takimit me Bushka-Ferhati, u diskutua rreth bashkëpunimit të shkëlqyer në procese të rëndësishme për Kosovën, sistemin e drejtësisë, Reformën në Drejtësi.
“Ministrja Haxhiu falënderoi Kryetaren e Komisioni të ligjeve, znj. Bushka Ferhati për rekomandimet dhe ndihmën e pakursyer që i ka ofruar Kosovës edhe në raport me nismat për Reformë në sistemin e drejtësisë dhe rrugën për të jetësuar këto nisma sidomos në raport me Komisionin e Venedikut. Në takim u diskutua edhe për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dyja vendeve në fushën e profesioneve të lira si dhe implementimin dhe progresin që është shënuar në raport me to”.
Pas puthjes që bëri shumë bujë, Gresa dhe Vullneti vijnë me ...
Spanja ndërmerr operacionin më të madh në kohë paqeje për të...
Kurti takon mërgimtarët në Zvicër: Krenar për lidhjet e fort...
Harris: Nga bijë emigrantësh, tek një emërim historik për pr...
PSG-ja fiton minimalisht ndaj Lens dhe vazhdon shkëputjen ng...
Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës ser...