Me zhvillimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, keqpërdorimi në sistemin arsimor nga ana e studentëve dhe nxënëseve është bërë më e thjeshtë.
ChatGPT si një asistent virtual, mund të ofrojë përgjigje të shpejta, por që shpesh herë dinë të jenë edhe jo të sakta.
Se ChatGPT mund të sjellë rreziqe për shkathtësitë e nxënësve, e thotë njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja.
Sipas tij, është e rëndësishme të gjendet një ekuilibër, duke siguruar që përdorimi i teknologjisë të kontribuojë në rritjen e efikasitetit dhe shkathtësive.
“Varësia në përdorim të ChatGPT dhe platformave të tjera mund të kthehet në rrezik të shkathtësive por në të njëjtën kohë nëse e shohim në këndvështrim të përfitimit e rrit efiqencën dhe rritë shkathtësitë për hulumtim për tema të caktuara, mirëpo e redukton prezencën e fëmijëve në të lexuar, por duhet të gjendet një balanc dhe kjo ju takon shkollave si komunikim me nxënësit”, thotë ai.
Tutje edhe Mentor Hoxhaj, ekspert i sigurisë kibernetike, ka shprehur shqetësime lidhur me rreziqet e përdorimit të inteligjencës artificiale (IA).
Ai sugjeron që personat kur përdorin IA, të jenë të kujdesshëm kur ndajnë informacione të ndjeshme.
“Normalisht që të dhënat personale janë të ruajtura sa është i ruajtur edhe vetë sistemi, kemi pasur shqetësimet e para, kanë dalur në publik por kjo është një betejë në vazhdimësi me këtë këshilla gjeneralë në këtë drejtim është që sa më pak të jetë e mundur që të mos të ndani të dhëna që janë të ndjeshme apo të dhëna personale aq më mirë është. Tentativat për të parandaluara shfrytëzimin e ChatGPT janë tentativa të dështuara, nuk kemi alternativë dhe unë mendoj që nuk është e mençur që të mos shfrytëzohen zhvillimet e teknologjisë së informacionit në këtë drejtim të cilat janë tani dhe ato që do të zhvillohen në të ardhmen”, shprehet ai.
Eksperti thekson se njohja e temës është thelbësore për të shmangur keqinformimin nga IA.
“Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm në marrjen e pyetjes nga Chatgpt sepse rreziku më i madh i ChatGPT nuk janë përgjigjet jo të sakta por janë përgjigjet e imagjinuara të cilat i jep ChatGPT. Mekanizmi i vetëm që mund ta dallojmë nga praktika është që ju duhet ta njihni temën, nëse ju bashkëbisedoni me ChatGPT dhe nuk e keni idenë e temës atëherë ju do të jeni të keq drejtuar dhe të keq informuar”, përfundon ai .
Çfarë është roboti ChatGPT dhe pse përdoret?
Përdorimi i inteligjencës artificiale në teknologji sa vjen e avancohet. Kompania me bazë në San Francisko, OpenAI, e ka prezantuar së fundi robotin më të ri, ChatGPT.
Ky robot – një aplikacion softuerik – është i dizajnuar për të imituar bisedat që zhvillohen mes njerëzve, varësisht prej kërkesave të tyre.
Udhëheqësi i kompanisë OpenAI, ka thënë se që në javën e parë të publikimit, mbi një milion përdorues kanë tentuar që të bisedojnë me këtë robot./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?