Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar të premten se nuk do të mbështetet në deklaratat e 12 dëshmitarëve në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Këtë njoftim e ka bërë përmes një parashkrimi ashtu siç ishte bërë e ditur në njërën prej konferencave mbi ecurinë e çështjes në këtë rast duke shtuar se deklarata e tetë dëshmitarëve të tjerë do i dorëzojë me shkrim në vend të dëshmive në gjykatë.
Ka pasur edhe raste të tjera kur ZPS-ja ka treguar se nuk do të mbështetet në dëshminë e disa dëshmitarëve e po shumë të tjera i ka dorëzuar me shkrim.
Këto veprime të ZPS-së vijën në mënyrë që të përmbushet afati kohor i përcaktuar nga trupi gjykues që Prokuroria të përfundojë çështjen e saj deri në prill të 2025-ës në këtë rast.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë