Në lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, që kalon në zonën e Shkozës, po vijon puna.
Në këtë lot realizimi fizik i punimeve ka arritur në masën 80%.
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku publikoi pamje të kantierit të këtij loti.
“Në Unazën e Madhe të Tiranës, puna vazhdon pa u ndalur. Realizimi fizik i punimeve në Lotin 4, ka arritur 80%”, u shpreh Balluku.
Është një lot shumë kompleks, pasi këtu nevojitej ndërtimi i një ure rreth 420 metra për të ardhur në të njëjtin nivel me lotin 3. Ky ka qenë një nga segmentet më të vështira të Unazës së Madhe të Tiranës edhe për shkak të një numri të lartë ndërtimesh pa leje.
Projekti e trajton zonën edhe me elementët urbanë.
Puna në Unazën e Madhe të Tiranës po vijon me ritme të shpejta në të gjitha kantieret. Synohet që e gjithë kjo vepër e rëndësishme të finalizohet në fund të këtij viti, për të qenë e aksesueshme nga të gjithë qytetarët. Punimet po avancojnë me ritme të përshpejtuara edhe për ngritjen e veprave të artit që janë pjesë e këtij projekti.
Përfundimi i plotë i Unazës së Madhe të Tiranës, një segment prej 27 kilometrash të gjatë, do të lidhë kryeqytetin me gjithë rrugët dalëse kombëtare./atsh
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...