Kopshti zoologjik në Napoli, Lo Zoo di Napoli, kanë vendosur të emërojnë ‘Romelu’ anëtarin e fundit të familjes së tyre të Jaguarëve, në nder të sulmuesit Romelu Lukaku, i cili tashmë po bën një përshtypje të fortë në komunitet pas transferimit të tij gjatë verës nga Chelsea.
Kopshti Zoologjik i Napolit ka konfirmuar se një këlysh i ri Jaguar ka lindur dhe është prezantuar para publikut që nga e premtja, dhe se stafi ka vendosur ta emërojë atë ‘Romelu’ për shkak të reprezentuesit belg.
“Kopshti zoologjik është afër stadiumit, ne përjetojmë çdo lojë dhe të gjithë jemi tifozë të mëdhenj të futbollit”.
“Është një nderim për Napolin dhe një urim për fat të mirë për sezonin”, ka thënë Dr Fiorella Saggese, kuratore e kopshtit zoologjik të Napolit.
Lukaku ka qenë në formë mbresëlënëse që kur u kthye në Serie A në fund të verës. Ish-sulmuesi i Interit dhe Romës ka një përfshirje në gola çdo ndeshje që nga transferimi i tij nga Chelsea, duke regjistruar katër gola dhe katër asistime nga tetë ndeshjet e tij të para në Serie A këtë sezon.
Ka qenë një fillim po aq mbresëlënës nga Napoli si kolektiv, pasi ata janë në krye të tabelës së Serie A pas 10 ndeshjesh, me një avantazh prej katër pikësh ndaj kampionëve në fuqi, Interit. /Telegrafi/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...