Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit dyditor në Zvicër, ishte i ftuar për një adresim dhe diskutim nga Shoqëria zvicerane për Politikë të Jashtme.
Kryeministri tha se Kosova dhe Zvicra kanë një marrëdhënie të veçantë e cila e tejkalon diplomacinë dhe është e pasuruar nga lidhjet e thella njerëzore.
“Për shumë shqiptarë, Zvicra është shtëpia e dytë dhe për gjeneratën e dytë dhe të tretë të shqiptarëve atje, është shtëpia e tyre dhe vendi ku ata ndërtojnë shpresave dhe ëndrrat e tyre, shtoi më tej.”
Ai foli për progresin e vendit viteve të fundit në rrafshin ekonomik, masat e punësimit dhe uljen e papunësisë nga 25.8% në 10.7%, për përparimin e bërë në luftimin e korrupsionit dhe vendosjen e sundimit të ligjit, dhe përmirësimin në respektimin e të lirive civile dhe të drejtave politike, shkruan Arbresh.info.
Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen e rreziqeve nga zgjerimi i ndikimit ekonomik dhe politik të Rusisë dhe Kinës në rajon. Me këtë rast, kryeministri theksoi se për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor është thelbësore që të mbesin të ankoruar në bashkësinë Evropiane të vlerave, dhe se ky angazhim nuk është vetëm për rritje ekonomike – por ka të bëjë me ruajtjen e demokracisë dhe lirinë.
“Unë e parashoh një Evropë ku Ballkani Perëndimor është plotësisht i integruar, jo vetëm ekonomikisht por edhe kulturalisht si dhe në aspektin shoqëror. Një Evropë mjaftueshëm e fortë për t’i rezistuar presioneve të jashtme, në mbrojtje të të gjithë qytetarëve të saj. Një Evropë ku të rinjtë tanë shohin një të ardhme në të cilën mund të besojnë dhe ku mund të përmbushin ëndrrat e tyre. Vitet në vijim do të jenë vendimtare në përcaktimin e ritmit të integrimit në BE”, u shpreh kryeministri./Arbresh.info/
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor