Cristiano Ronaldo është ngacmuar përsëri nga tifozët rivalë në Arabinë Saudite, të cilët e kanë thirrur emrin e rivalit të tij të madh, Lionel Messi.
Të premten mbrëma, Al Nassr u përball me Al Hilal në derbin e javës në Arabinë Saudite, me ndeshjen që përfundoi me barazim 1-1.
Tifozët mysafir vendosën të argëtoheshin duke brohoritur apo thirrur emrin e Messit për të provokuar kundërshtarin e tyre, Ronaldon.
Megjithatë, portugezi iu përgjigj me një buzëqeshje sarkastike, duke iu drejtuar gishtin e madh dhe duke i inkurajuar ata të bërtasin edhe më fort.
Al Hilal fans were chanting “Messi Messi”, so Ronaldo gave them a thumbs-up pic.twitter.com/hRhFEbgVgu
— Troll Football (@TrollFootball) November 1, 2024
Ky reagim i tij duket i ‘butë’, pasi në shumicën e rasteve portugezi ka shprehur nervozizëm, por ka në disa raste ka bërë edhe gjeste jo-sportive.
Por, vetëm deri aty mund të shkonte sulmuesi 39-vjeçar, pasi e mbylli ndeshjen me një zero të madhe të majme në rubrikën e golave dhe asistimeve.
Pas nëntë xhirove të zhvilluara, Al-Nassr renditet në pozitën e tretë me 19 pikë, teksa Ronaldo gjithashtu renditet i tretë në listën e golashënuesve me gjashtë gola dhe dy asistime. /Telegrafi/
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji