Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar për një protestë të shqiptarëve në Medvegjë të Luginës së Preshevës.
Ardita Sinani ka treguar se protesta do të mbahet para stacionit policor në Medvegjë për të kundërshtuar për pasivizimin e adresave.
Tutje, Sinani ka ftuar shqiptarët t’i bashkohen kësaj proteste.
“Në Medvegjë për të kërkuar drejtësi dhe për të rikthyer adresat e pasivizuara në mënyrë të padrejtë! Të mos lejojmë që qytetarët tanë të humbasin të drejtën për identitet dhe ekzistencë në vendin e tyre. Kjo protestë është një thirrje kundër diskriminimit dhe në mbrojtje të së drejtës së çdo shqiptari për të jetuar me dinjitet në vendlindje. Mos hesht! Bashkohu për identitetin dhe të ardhmen tonë!”, ka shkruar ajo.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...