Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk ka mungesë lëvdatash teksa ai po udhëheq gjigantin blaugranas në krye të tabelës, ku së fundmi morën fitore ndaj Bayern Munich dhe Real Madrid.
Përtej rezultateve pozitive, aftësitë e tij taktike janë ato që kanë lënë të mahnitur tifozët e klubit anembanë botës.
Flick i ka sfiduar lojtarët e tij që të jenë të kujdesshëm me presionin dhe linjën e mbrojtjes teksa ata kanë kapur kundërshtarin në pozitë jashtë loje dyfish më shumë se çdo skuadër tjetër, duke fituar 77 gjuajtje të lira si rezultat.
Shumë mund të kenë besuar se Flick do ta lehtësojë qasjen e tij gjatë ‘El Clasico’ për t’u ballafaquar me shpejtësinë e Kylian Mbappes dhe Vinicius Junior, por në fakt ndodhi e kundërta.
Sipas Mundo Deportivo, Flick e ka bërë linjën e pozitës jashtë loje një prej elementeve të tij më të rëndësishme gjatë pushimit pas pjesës së parë.
Tekniku gjerman i kishte kërkuar lojtarëve të tij që të ekzekutojnë planin e njëjtë të lojës dhe të vazhdojnë me linjën e tyre të lartë.
“Kushdo që kthehet mbrapa një metër, do ta zëvendësojë”, besohet se ishin fjalët paralajmëruese të Flick ndaj lojtarëve të tij.
Ndryshimi i tij i vetëm kishte qenë inkuadrimi i Frenkie De Jong në pjesën e dytë në vend të Fermin Lopez me idenë e kërkimit të kontrollit të ndeshjes.
Ndonëse madrilenët ishin më të mirë në pjesën e parë, taktikat e Flick bën që mysafirët të kishin një super paraqitje në pjesën e dytë dhe si rezultat e fituan atë ndeshje me rezultat të thellë./Telegrafi/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit