Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se më 3 nëntor para stacionit të policisë në Medvegjë do të organizohet një protestë me moton “Kthema adresën”.
Ajo ka njoftuar se protesta në Medvegjë do të organizohet për të kërkuar drejtësi dhe për rikthyer adresat e pasivizuara në mënyrë të padrejtë nga ana e qeverisë serbe.
“Të mos lejojmë që qytetarët tanë të humbasin të drejtën për identitet dhe ekzistencë në vendin e tyre. Data: 3 Nëntor 2024. Ora: 13:00 Lokacioni: Para stacionit policor në Medvegjë”,ka shkruar Sinani.
Sipas saj kjo protestë është një thirrje kundër diskriminimit dhe në mbrojtje të së drejtës së çdo shqiptari për të jetuar me dinjitet në vendlindje.
“Mos hesht! Bashkohu për identitetin dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar tutje Sinani./Arbresh.info/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...