Google ADS

Stresi ndalohet për 48 orë

14:27 | 1 Nëntor 2024
L G

Reperi i njohur shqiptar, Stresi është vetëdorëzuar sot në stacionin policor në Pejë.

Pas dorëzimit të tij në këtë institucion, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“ Po, është e vërtet, është ndaluar për 48 orë”, tha ai shkurt.

Ndryshe, nga 6 gushti i kwtij viti Policia e Kosovës kishte shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur më mirë me pseudonimin “Stresi”.

“Stresi”, i lindur më 15 qershor 1987 në Bajram Curr, Shqipëri, është i pandehur për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor.”
“Ndihma” nё kryerjen e veprës penale ‘Lёndim i rёndё trupor’ Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhej në njoftim e Policisë. /Arbresh.info/

LEXO EDHE

Policia konfirmon vetdorëzimin e Stresit në polici

Të ngjashme