Grupi për Studime Juridike dhe Politike përmes një konference për media ka trajtuar Raportin e Progresit për Kosovën. Me këtë rast u tha se Kosova ka shënuar progres të mirë në katër fusha, njëfarë progresi në 11 fusha, progres i limituar në 17 fusha, derisa dy fusha kanë mbetur pa progres fare.
Kosova nuk ka arritur progres të duhur. Kështu u tha në konferencën e Grupit për Studime Juridike dhe Politike ku u trajtua Raporti i Progresit për Kosovën i vitit 2024. Megjithatë, sipas GLPS-së, ky është raporti i parë që vjen për Kosovën, i cili ka shënuar progres gjithsej në dy kapituj. I pari sipas saj ka të bëjë me drejtësinë sigurinë dhe lirinë dhe kapitulli për politikat sociale dhe punësimin.
“Po ashtu Kosova ka shënuar progres në katër fusha përderisa njëfarë progresi është shënuar në 11 fusha, progres i limituar në 17 fusha, ndërsa dy fusha kanë mbetur pa progres fare. Çka është një e gjetur tjetër interesante është se 18 fusha në total nga 35 sosh janë vlerësuar si tërësisht të njëjta me vitin 2023″, tha Dea Fetahu nga GLPS.
Sipas Fetahut, raporti kritikon mosfunskionimin e duhur të Kuvendit të Kosovës.
“Për shkak të ndarjeve të vërjetshme politike mes pozitës dhe opozitës kjo ka minuar shumë procese legjislative dhe marrëveshje ndërkombëtare. GLPS-ja ka vërejtur që shumica e seancave në sezonin e vjeshtës janë anuluar dhe konsiderojmë që nuk ka pasur përmbushje aspak të kënaqshme të agjendës legjislative”, shtoi ajo.
Në këtë raport sipas GLPS-së në raport thuhet se qeveria ka vazhduar të mos marrë parasysh rekomandimet e BE-së. Ndërkaq Fetahu tha se Raporti i Progresit bëri thirrje në përsëritje të riemërimit të kryeprokurorit të shtetit./rtk
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!