Chad Mair është emëruar si bashkë-mbrojtës ndaj Rexhep Selimit, i cili akuzohet së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë për krime lufte.
Vendimi është marrë me 30 tetor 2024 pas kërkesës së mbrojtësit të Rexhep Selimit, avokatit Geoffrey Roberts.
Sipas vendimit të Administratores, me 11 tetor 2024, Roberts kishte dorëzuar kërkesën e tij duke njoftuar se dëshironte që të ndihmohej nga Mair si bashkë-mbrojtës.
Ndërsa, me 22 tetor 2024, Roberts kishte dorëzuar të gjithë dokumentacionin përkatës ku me 30 tetor Mair u emërua si bashkë-mbrojtës.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi/
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...