Spanja po përballet me përmbytjet më të këqija prej dekadash, pasi shiu i një viti ra në vetëm disa orë këtë javë në rajonet jugore dhe lindore të vendit, duke lënë pas vetës viktima dhe kaos.
Paralajmërimet e motit për shi janë vendosur në të gjithë brigjet lindore dhe jugperëndimore të Spanjës, me një paralajmërim të kuq të lëshuar për qytetin port të Huelva Ekipet, ku ekipet e urgjencës po përpiqen të rivendosin shërbimet bazë në Valencia, raporton gazeta spanjolle El Pais.
Stuhia filloi të martën dhe deri më tani ka lënë të vdekur të paktën 158 njerëz, përfshirë 155 në rajonin më të goditur të Valencias, tha të enjten Ministri spanjoll për Politikën Territoriale Angel Victor Torres, ndërsa dhjetëra të tjerë mbeten të zhdukur.
Zyrtarët nuk kanë bërë të ditur numrin e personave që konsiderohen ende të zhdukur, por thanë se ka “shumë”, pasi numri u rrit me rreth 60 vdekje të tjera të enjten.
Stuhia që përmbyti qytete dhe rrugë, bëri që lumenjtë të dilnin nga brigjet e tyre dhe lanë mijëra njerëz pa energji dhe ujë të rrjedhshëm. Presidenti i Qeverisë së Valencias, Carlos Mazon, ka njoftuar 250 milionë euro ndihmë për të prekurit Qeveria spanjolle ka shpallur tre ditë zie zyrtare, duke filluar nga e enjtja.
Mijëra në periferi të Valencias ishin ende pa energji dhe ujë të rrjedhshëm të enjten, ndërsa operacionet e kërkimit dhe pastrimi i mbeturinave vazhduan.
Departamenti Spanjoll i Sigurimeve dhe Emergjencave ka lëshuar paralajmërime për motin për shumë rajone. Alarmet portokalli dhe të verdhë mbetën në fuqi në pjesë të izoluara të Valencias, ndërsa shiu vazhdon në Castellon, një provincë në veri.
Paralajmërimet e motit ekstrem vazhdojnë për pjesë të Spanjës lindore dhe jugore, sipas meteorologeve, me më shumë shira që priten.
Përmbytjet e kësaj jave janë përmbytjet më vdekjeprurëse që ka pësuar Spanja në dekada. Në vitin 1959, 144 njerëz u vranë nga një përmbytje në qytetin spanjoll të Ribadelago. Megjithatë, ajo fatkeqësi u shkaktua nga dështimi i një dige dhe jo një ngjarje natyrore./rtk
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt