Google ADS

Hasani takon homologun ukrainas, rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën

11:43 | 1 Nëntor 2024
K.B

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me homologun nga Ukraina, Andrii Sybiha.

Gjatë takimit, Hasani ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Shprehëm angazhimin tonë për thellimin e lidhjeve dypalëshe si dhe hapja e ambasadës sonë në Kiev përforcon praninë dhe mbështetjen tonë diplomatike.Si bashkë-sponsorizues të rezolutës së OKB-së dhe mbështetës të Formulës së Paqes të Presidentit Zelenskyy, ne mbetemi të përkushtuar ndaj llogaridhënies dhe do të qëndrojmë pranë Ukrainës derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”, shkroi Hasani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme