Është duke vazhduar seanca ndaj serbit, Millosh Pleskoviq i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë.
Avokatja e palës së të akuzuarit, Jovana Filipoviq, gjatë fjalës së saj tha se Pleskoviq në vitin 1998 ishte vetëm 19 vjeç dhe nuk kishte shërbyer kurrë në shërbimin ushtarak të rregullt.
Avokatja pohoi gjithashtu se në shkresa e lëndës nuk ka asnjë provë që Millosh Pleskoviq ka qenë pjesëtar i policisë.
“Unë sot do të mundohem të ju prezantoj këtë personin nga një kënd tjetër, në besoni kur i kam dëgjuar fjalët e prokurorit në aktakuzë kam menduar se çfarë njeriu është ky. Në këtë procedurë do të kërkoj ta dëshmojmë të vërtetën. Pleskoviq , në vitin 1998 ka pasur vetëm 19 vjet dhe asnjëherë nuk ka qenë në shërbimin ushtarak të rregullt. Ne në shkresa e lëndës nuk kemi asnjë provë që Millos Pleskoviq ka qenë pjesëtar i policisë”, tha ajo.
Lidhur me këtë, Prokurori i shtetit kundërshtoi deklaratën e avokates, duke theksuar se ajo nuk po i përmbahej parimeve ligjore dhe se deklaratat e saj nuk kishin karakter juridik./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Serbi i akuzuar për krime lufte në Prizren deklarohet i pafajshëm
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqi...
Kurti sot viziton shoqatën e Handikos-it
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tua...
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale