Një person humb jetën si pasoj e një vetëaksidenti në rrugën Kllokot-Viti

10:39 | 1 Nëntor 2024
Q L

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një person dhe një tjetër është lënduar në një vetëaksident trafiku.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kllokot-Viti, shkruan Arbresh.info.

Dyshohet se ngasësi i automjetit ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rrugës dhe rrokulliset.

“Pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa vozitësi pas trajtimit në Spitalin Rajonal në Gjilan do të dërgohet në mbajtje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme