Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë” ku do të marrin pjesë njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
FSK njofton se ushtrimi fushor do të realizohet nga data 03-14 Nëntor 2024.
Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbanimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
“E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë” , andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët e Kosovës gjatë kësaj periudhe të realizimit të ushtrimit”, thuhet në njoftimin nga FSK-ja./Arbresh.info/
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit