Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba ndaj tre personave në Ferizaj.
Siç njofton policia, në rrugën në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt, ka ndaluar dy shoferët: G.E (M/K), i moshës 23 vjeçar dhe R.K (M/K) i moshës 19 vjeçar, të cilët zhvilluan shpejtësi 153, në zonën e kufizimit 60 km/h.
Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse prej treqind (300) euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre (3) muajve.
Ndërsa me datën 01.11.2024 , rreth orës 02:30 në rrugën ”Rexhep Bislimi” në Ferizaj policia ka ndaluar shoferin A.K ( M/K ) , i moshës 27 vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij nën ndikimin e alkoolit , ku gjatë testimit ka rezultuar me 0.83 %0. Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre muajve.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin, të respektojnë shenjat e trafikut dhe shpejtësinë e lëvizjes dhe të mos drejtojnë veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor