Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot mban konferencën për media, në të cilën do të diskutohet për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën të vitit 2024.
Në këtë konferencë për media, GLPS ka për qëllim të diskutojë në lidhje me rezultatet e dala nga Raporti i Vendit për Kosovën 2024, i publikuar nga Komisioni Evropian me datë 30 tetor.
Ky raport ofron një pasqyrë të detajuar mbi progresin e Kosovës drejt integrimit Evropian dhe se si institucionet e Kosovës po anagazhohen në përafrimin e vendit drejt këtij qëllimi.
“Gjatë kësaj konference, GLPS do të shpalos një analizë të përgjithshme mbi rezultatet e këtij raporti, me theks të veçantë mbi sfidat kryesore drejt përmbushjes së kritereve politike, duke u fokusuar në stabilitetin e institucioneve për të garantuar demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtave të njeriut, reformën në administratë publike, progresin në procesin e Integrimit Evropian, dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, ndër të tjera”, njofton GLPS./rtk
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...