Aplikacioni Gmail mund të jetë duke marrë një filtër të ri për të gjetur një email të humbur më lehtë dhe më shpejt.
Filtri do t’ju lejojë të renditni rezultatet në varësi të rëndësisë, gjë që do t’ju ndihmojë të gjeni shpejt atë që kërkoni.
Për momentin, ju keni një shirit kërkimi në Gmail, por megjithatë, mund të jetë e vështirë të gjeni një email që po kërkoni, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Por, raportohet se funksioni i ri që Google po punon për aplikacion do t’ju jap një filtër të dobishëm për të klasifikuar rezultatet tuaja të kërkimit.
Bëhet e ditur se filtri i ri do t’ju lejojë të zgjidhni midis dy opsioneve të renditjes.
Do të shfaqet poshtë shiritit të kërkimit dhe mbi rezultatet. Opsionet që do të mund të përfitoni janë: “Më e rëndësishme” dhe “Më e fundit”.
Për momentin, duket se ky filtër po shfaqet vetëm në aplikacionin celular dhe nuk është aktualisht i disponueshëm në versionin ueb të Gmail.
Brugge e mposht Atalantan edhe në Itali, kualifikohet tutje ...
Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe ‘rikthejnë’ skenë...
Arrestohen 27 persona për shpërndarje të lëndëve narkotike n...
Paqartësitë për formimin e Qeverisë së re, kritikohet proces...
Celitc befason Bayernin në “Allianz Arena”
Toronto, dalin nga spitali shumica e të lënduarve nga përpla...