Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në panelin “Trajtim i Drejtë dhe Human” të Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën.
Gërvalla theksoi rëndësinë e përkushtimit të komunitetit ndërkombëtar për të ofruar mbështetje konkrete dhe të qëndrueshme për Ukrainën dhe qytetarët e saj, kthimin e fëmijëve të deportuar dhe lirimin e robërve të luftës si një synim kryesor i kësaj konference.
Ajo bëri thirrje që mbështetja për Ukrainën të jetë e plotë duke shtuar se asnjë kompromis me Rusinë nuk do të sjellë paqe të qëndrueshme sepse Rusia nuk do të ndalet pa u mposhtur plotësisht.
Konferenca në Montreal ka mbledhur ministra të jashtëm nga shumë vende të botës për të diskutuar dhe mbështetur paqen dhe trajtimin e drejtë të popullit të Ukrainës, përmes formulimit të një plani të qartë dhe të qëndrueshëm./Arbresh.info/
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...