Në Cyrih, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjithashtu vizitoi hapësirat e kompanisë zvicerane Flux Mobility, ku u mirëprit nga drejtues dhe përfaqësues të kësaj kompanie.
E themeluar në vitin 2021, ajo këtë vit ka shënuar rreth 15 milionë euro të ardhura. Kjo kompani zhvillon dhe elektrifikon automjetet e lehta komerciale. Flux Mobility ka një bashkëpunim zhvillimor edhe me kompaninë MAN Trucks.
“Gjatë kësaj vizite, Kurti u njoftua nga afër me punën dhe punëtorinë e kësaj fabrike. Ai ndau me përfaqësuesit e saj mundësitë dhe përparësitë që ofron vendi ynë për të bërë biznes dhe për të tërhequr investime si dhe shprehu interesimin dhe theksoi potencialin që në të ardhmen në Kosovë të prodhohen pjesë të gatshme për industrinë e automobilave”, njofton Zyra e Kryeministrit, transmeton Arbresh.info
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...