Bordi i RTK-së ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme me pikën kryesore të rendit të ditës “Diskutimi mbi bllokimin e ekzekutimit financiar dhe menaxherial në RTK”.
Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se për shkak të mungesës së udhëheqësit menaxherial është bllokuar ekzekutimi i të gjitha pagesave, përcjell Arbresh.info.
Për shkak të këtij rasti, Bordi i RTK-së emëroi Hysen Hudozi është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm.
Komunikata e plotë:
Bordi i RTK-së ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme me pikën kryesore të rendit të ditës “Diskutimi mbi bllokimin e ekzekutimit financiar dhe menaxherial në RTK,” ku Zyrtari Kryesor Financiar ka njoftuar Bordin për bllokimin e ekzekutimit të të gjitha pagesave si rezultat i mungesës së udhëheqësit menaxherial, në këtë rast Drejtori i përgjithshëm apo, në mungesë të tij, Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTK-së.
Këto bllokime financiare dhe menaxheriale ndikojnë gjithashtu edhe në procesin e prodhimit dhe ofrimit të shërbimeve programore.
Me këtë rast, duke iu referuar kësaj situate të bllokuar financiare dhe menaxheriale, e cila paralizon të gjitha operacionet dhe aktivitetet në RTK, në kushte kur pjesëmarrës në mbledhjet e bordit të RTK-së ishin vetëm gjashtë (6) anëtarë, dhe pas konsumimit të mundësive për të emëruar një udhëheqës me pjesëmarrje të të gjithë anëtarëve , Bordi si organ kolegjial dhe mbikëqyrës me qëllim të zhbllokimit të krizës si mundësi e vetme, ka vendosur për plotësimin e rregullores nr. 22/24 për rregullimin e procedurave të konkursit në RTK dhe Statutin nr. 1/22, duke rregulluar procesin e votimit të Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të përgjithshëm me shumicë të thjeshtë votash.
Me këtë rast, Bordi i RTK-së emëroi edhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm, z. Hysen Hudozi, i cili punon në RTK që nga viti 2002 dhe ka pasur pozita të ndryshme menaxhuese dhe profesionale./Arbresh.info
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...