Fondacioni Real Madrid dhe Kryqi i Kuq kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për të mbështetur të prekurit nga stuhia e fundit DANA.
Si i tillë, Real Madrid ka vendosur të dhurojë një milion euro për të ndihmuar familjet e shumta që kanë nevojë urgjente për ndihmë dhe solidaritet gjatë kësaj kohe kritike.
Sipas informacionit më të ri të BBC-së , të paktën 158 persona kanë vdekur pas përmbytjeve të shpejta që shkatërruan pjesë të Spanjës të mërkurën.
Spanja lindore dhe jugore po përballen tani me pasojat e përmbytjeve të paprecedentë të sjellë nga një stuhi e fuqishme që shkaktoi shira të rrëmbyeshëm, breshër dhe madje edhe tornado në një periudhë të shkurtër kohore.
Kujtojmë si shkak i kësaj stuhie është shtyrë edhe ndeshja e Valencias ndaj Real Madridit, e cila ka pasur të zhvillohet këtë fundjavë./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...