Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka komentuar suspendimin e dy policëve në veri.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se kjo qeveri nuk ka ndjenja ndaj uniformës së shtetit.
“Suspendimi i dy policëve në veri, kinse për “përdorim force”, është bazuar nga rekomandimi i mjekëve të strukturave paralele. Ky trajtim i uniformës së shtetit dëshmon më së miri se sa pak ndjenja ka kjo qeveri ndaj atyre që na bëjnë krenarë çdo ditë”, ka thënë Daut Haradinaj./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Suspendohen dy policë për keqtrajtimin e një qytetari në veri
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...