Google ADS

Habit, Guardiola: Kemi 13 futbollistë dhe jemi në situatë shumë të vështirë

18:29 | 31 Tetor 2024
D.H

Pep Guardiola po has në probleme me lojtarët kohëve të fundit.

Pas ndeshjes me Tottenhamin, Manchester City ka humbur edhe dy futbollistë tjerë mjaft të rëndësishëm si Dias e Savinho, shkruan Arbresh.info,

Ndërkohë në një intervistë, Pep Guadriola ka thënë se ka vetëm 13 futbollistë.

“Jemi në telashe”, ka thënë Guardiola. Savinho e Ruben Diasi u lënduan të mërkurën mbrëma, ndërsa Manuel Akanji nuk ishte i gatshëm plotësisht për lojë dhe mbeti në bankën rezervë.

“Kemi 13 futbollistë dhe jemi në situatë shumë të vështirë. Me të tilla probleme u përballëm edhe në ndeshjen e javës së kaluar. Shumica prej lojtarëve e përfunduan duelin me lëndime. Do të shohim se si do të shkojë faza e rikuperimit të tyre. Kemi probleme sepse në nëntë vjet, asnjëherë nuk jemi ballafaquar me situatë të tillë. Shumë lëndime për shumë arsye”, ka deklaruar Guardiola.

Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Tottenhamit në kuadër të Carabao Cup, City ishte pa gjashtë lojtarë të ekipit teksa edhe Haaland mungoi pasi trajneri e la të pushojë për këtë sfidë.

Të udhëhequrit e Guardiolës u mposhtën me rezultat 2-1 nga Tottenhami./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme