Google ADS

Aksident i rëndë në Shqipëri, vetura godet për vdekje 10-vjeçarin në rrugën Peqin-Elbasan

18:05 | 31 Tetor 2024
E.H

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën ditën e sotme një fëmijë 10 vjeç në Pajovë të Peqinit, Shqipëri.

I mituri ndodhej në anë të rrugës, kur një automjet ka dalë nga rruga për të shmangur një tjetër mjet që i preu rrugën, dhe e ka marrë para duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 30 kilometra në orë, si dhe ka tabela që sinjalizojnë për praninë e një shkolle.

Siç raporton TCH, mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi në drejtim të Elbasan- Peqin, kur një mjet tjerët i ka prerë rrugën.

Duke tentuar t’i shpëtojë aksidentit, ai ka devijuar në trotuar, ku ndodhej fëmija, duke e përplasur këtë të fundit në kangjellat e një biznesi.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe përcaktimin e saktë të rrethanave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme