Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar kampuset e universiteteve amerikane në Doha.
Osmani ka thënë se kjo është një dëshmi e ekselencës në arsim.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se synimi është që këto mundësi të vijnë sa më afër studentëve të Kosovës.
“Universitete prestigjioze amerikane, si Carnegie Mellon, Georgetoën, Northëestern, etj., kanë hapur kampuset e tyre në Doha, në kuadër të Education City, i financuar nga Qatar Foundation. Kjo është një dëshmi e ekselencës në arsim, e cila përfshin praktikat më të mira në ligjërim, hulumtim dhe zhvillim të aftësive. Sot diskutuan për partneritete që synojnë ta sjellin këtë ekspertizë dhe këto mundësi sa më afër studentëve dhe stafit tonë akademik, në mënyrë që të performojnë dhe navigojnë me sukses në një botë gjithnjë në zhvillim”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...