Google ADS

Akuzat e vitit të kaluar për humbje në Trust, Murati i quan “parashikim ogurzi”: Mbi 200 milionë euro për nëntë muaj

17:32 | 31 Tetor 2024
E.H

Ministri i financave, Hekuran Murati ka kujtuar një deklaratë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut i cili kishte akuzuar Qeverinë se po rrinë në gjumë derisa Trusti po pësonte humbje gjysmë milioni euro.

Murati, në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se Trusti ka kapur shifrën e 203 milionë eurove për nëntë muajt e parë të këtij viti.

“Kthimi/fitimi i Trustit ka kapur shifrën 203 milionë euro për 9 muajt e parë të vitit 2024. Besoj u kujtohet parashikimi ogurzi që bënte Lumir Abdixhiku se si Trusti do të humbte nga gjysëm milionë euro në ditë. Kaq pra për seriozitetin e analizave e projeksioneve të tyre”, ka shkruar Murati./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme